Harduer

Huawei prezanton Ascend P6, smartfonin më të hollë në botë

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Huawei prezanton Ascend P6, smartfonin më të hollë në botë

Prodhuesi elektronik kinez Huawei ka prezantuar modelin Ascend P6, i cili është “smartfoni më i hollë në botë,” gjatë një eventi në Londër.

Huawei Ascend P6 është i hollë 6.18 mm, më i hollë se konkurrentët iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 (7.6 mm dhe 7.9 mm, përkatësisht). Modeli i ri është pjesë e linjës Ascend P të kompanisë. Në fillim të këtij viti, Huawei lançoi telefonin Ascend P2, të cilin kompania e quajti në atë kohë “smartfoni më i shpejtë i botës.”

Ascend P6 ka procesor 1.5GHz quad-core, ekran 4.7-inch HD, kamerë të pasme 8-megapixel, të përparme 5-megapixel dhe operon me Android 4.2.2 Jelly Bean, sipas Huawei. Telefoni ka gjithashtu të integruar edhe teknologjinë “Magic Touch”, e cila u mundëson përdoruesve ta përdorin smartfonin edhe me dorashka.

Nëse e krahasojmë me P2, P6 është më i hollë. Megjithatë, në aspekte të tjera, P2 qëndron më lart. Për shembull, kamera e P2 është 13-megapixel. Pavarësisht se Ascend P6 është mjaft i hollë, pesha e tij nuk është ndonjë shifër e jashtëzakonshme: ai peshon 120 gram. iPhone 5, për krahasim, peshon 112 gram.

Telefoni do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë, të bardhë ose pink. Për momentin, kompania u shpreh se smartfoni do të hidhet në tregun kinez që gjatë këtij muaji, ndërsa në Evropë dhe tregjet e tjera do të vijë në korrik ose më vonë. (PCWorld Albanian)

huawei

Lajmet e fundit>