Harduer

Huawei prezanton një smartfon prej safiri dhe me sensor për gjurmët e gishtërinjve

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Huawei prezanton një smartfon prej safiri dhe me sensor për gjurmët e gishtërinjve

richard-yu-huawei-6Huawei lançoi të premten një mori pajisjesh të reja të cilat kishin si qëllim tregimin e kapacitetit harduerik të kompanisë kineze. Kjo ndodhi pak ditë para se Apple të bëjë prezantimin e iPhone 6.

Huawei, e cila filloi aktivitetin si një firmë telekomunikacioni në vitin 1987, është transformuar në pak vite në kompaninë e tretë në botë, pas Samsung dhe Apple, për prodhimin e smartfonëve. Sot pajisjet e saj marketohen si të krahasueshëm me produktet e Apple dhe Samsung.

Ky smartfon do të quhet Ascend P7 dhe do te jetë i pajisur me një ekran safiri. Motoja e kompanisë këto vit ka qenë: “E kushtueshme, por cilësore”. Kompania u shpreh se smartfoni me ekran safiri është një tregues i kapacitetit teknologjik të kompanisë dhe aftësisë që ajo ka për të sjellë në duart e konsumatorit teknologjinë më të fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>