Harduer

Huawei prezanton sot një telefon të ri koncept nën markën Honor

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
Huawei prezanton sot një telefon të ri koncept nën markën Honor

honor-concept-phoneNuk janë lajme të reja se Huawei është pranë prezantimit të një telefon koncept. Çfarë është e re është se telefoni mbërrin ditën e sotme.

Kur shpërthyen spekulimet për telefonin koncept nga gjiganti i telefonave, besohej se do të ishte pjesë e markës kryesore Huawei. Megjithatë, sot, personi i brendshëm Kevin King Diary postoi se telefoni do të vishte emrin Honor.

Arsyeja për këtë është se nuk do të konkurrojë direkt me Mate 9 Pro dhe Mate 9 Porsche Edition të cilët të dy kanë ekran të lakuar. Dhe me suksesin e Honor 8  ne besojmë se pajisja e re nuk do të na zhgënjejë.

Telefoni Honor koncept pritet që të ketë ekran të lakuar të furnizuar nga Samsung dhe gjithashtu të jetë telefoni i parë Huawei me teknologji të ngarkimit shumë të shpejtë të baterisë me deri në 50% në pesë minuta.

Një detaj tjetër i rëndësishëm i rrjedhur rreth pajisjes është se nuk do të ketë shumë nga komponentët harduer që një telefon supozohet që ti ketë,  si kamerë dhe altoparlantë, por në vend të tyre pritet që të vijnë me një set periferikësh që do të mundësojnë funksionet e kërkuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>