Harduer

Huawei prezanton tabletin Honor me rrjet 3G

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Huawei prezanton tabletin Honor me rrjet 3G

huawei_honor_tablet_officialKompania teknologjike Huawei ka prezantuar në Malajzi tabletin Honor me ekran me madhësi 8 inç. Ky tablet është i pajisur me rrjetin 3G dhe ka një trup të përbërë prej metali.

Përsa i përket parametrave tableti Honor do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 200 MSM8212 me katër bërthama me qark 1.2 GHz.

Hapësira e memories së brendshme të Huawei Honor do të jetë 16 GB, megjithatë përdoruesi e ka në dorë nëse dëshiron ta zgjerojë atë nëpërmjet një karte microSD. RAM-i i kësaj pajisje do të jetë 1 GB.

Ekrani paraqitës i Huawei Honor është 8 inç IPS dhe ka rezolucion me parametra 1280 x 800 piksel. Tableti do të ketë një kamerë kryesore të përparme prej 5 megapiksel dhe një kamerë të prapme VGA.

Huawei Honor do të punoojë në bazë të sistemit operativ Android 4.3 Jelly Bean me ndërfaqësin Emotion UI 1.6. Tableti është 7.9 mm i hollë dhe peshon 360 gram. Ai do të fuqizohet nga bateri me kapacitet 4,800mAh. Çmimi i këtij tableti është 184 dollarë dhe shitjet e tij fillojnë që sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>