Harduer

Huawei pritet të lançojë smartfonin me dy sisteme operative: Android dhe Windows Phone

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Huawei pritet të lançojë smartfonin me dy sisteme operative: Android dhe Windows Phone

huawei_ascend_w1-100027226-galleryAdhuruesit amerikanë të smartfonëve që po presin për një pajisje “dual-boot”, pra që të ketë dy sisteme operative mobile dhe ata të kenë mundësi të zgjedhin një prej tyre në momentin e ndezjes, njësoj siç veprojnë në desktop, nuk do t’u duhet të presin gjatë.

Huawei ka planifikuar të lançojë një smarfon të tillë duke përfshirë në të dy sisteme: atë të Google-it, Android si dhe atë të Microsoft-it, Windows Phone. “Mendojmë se dual OS-të (sistemet operative) mund të jenë një zgjidhje e re për konsumatorët. Smartfoni do të hidhet në shitje në SHBA në tremujorin e dytë,” u shpreh shefi i marketingut të kompanisë, Shao Yang.

Që prej prezantimit të tij në vitin 2010, Microsoft-i ka pasur vështirësi të hyjë në tregun mobile amerikan me Windows Phone-in. Disa kanë argumentuar se Windows Phone ka bërë një ecuri të vogël pozitive në botë së fundmi. Megjithatë, në SHBA, përqindja e tij krahasuar me konkurrentet vazhdon të jetë shumë e ulët, vetëm 3.2% sipas të dhënave të fundit të comScore. Duke pasur mundësi të zgjedhin mes Windows Phone dhe Android, disa përdorues mund të binden pas pak kohe që të zgjedhin si opsionin kryesor sistemin e Microsoft-it.

Koha për të provuar diçka të re

Përfshirja e një Androidi në një smartfon me Windows Phone mund të jetë një prej mënyrave ose eksperimenteve se si synon ta integrojë më mirë në treg sistemin e vet Microsoft-i. Raportohet se kompania po ia ofron sistemin pa pagesë dy prodhuesve të telefonëve në Indi.

Me pak fjalë, kompani si Karbonn dhe Lava nuk paguajnë asnjë qindrakë për licencën. Janë pikërisht tregje si India ato që po i japin hov përhapjes së Windows Phone-it në botë. Megjithatë, nuk ka asnjë raportim se Microsoft po e ofron Windows Phone-in pa pagesë në vende të tjera të botës. Kjo iniciativë mund të lidhet fare mire me Google-in, të cilët e ofrojnë softuerin e vet, përfshi Androidin dhe Chrome OS për laptopë, pa pagesë për prodhuesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>