Biznes

Huawei shënon shitje rekord gjatë vitit 2013

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Huawei shënon shitje rekord gjatë vitit 2013

013Hauwei_Ascend35567255_620x443Viti i kaluar ishte ndër më të suksesshmit për Huawei-n, duke e renditur kompaninë kineze në vend të tretë në shitjet e prodhuesve të telefonëve. Pavarësisht zgjerimit të ngadaltë të kompanisë në shumë tregje të botës, gjithsesi Huawei ia ka dalë të jetë në podiumin e shitjeve.

Në raportet financiare të vitit 2013, Huawei publikon se ka arritur të ardhura vjetore në shifrat e 38.5 miliard dollarëve. Kjo është një rritje e konsiderueshme prej 8.5% që nga viti 2012 kur kompania arriti fitimin më të madh të tre viteve të mëparshme. Shitjet e konsumatorëve u rritën me 17.8%, ndërkohë që biznesi i ndërmarrjeve u rrit me 32.4%. Një e treta e të ardhurave të Huawei vijnë nga Kina, vendi i origjinës, ku të ardhurat janë rritur me plot 14.2%, rritje kjo e induktuar më shumë nga rritja dhe përhapja e rrjetit 4G LTE në Kinë.

Siç tregohet në raport dhe më lart, shumica e të ardhurave të kompanisë Huawei vijnë nga shitjet në tregjet e huaja, ku si tregje të huaja janë tregjet jashtë Kinës. Pavarësisht kësaj, zhvillimi nuk ka qenë kudo i njëjtë. Ngadalësime dhe pengesa ka pasur në tregun amerikan, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi ku qeveritë përkatëse të këtyre vendeve kanë krijuar një terren jo shumë të favorshëm për Huawei-n për shkak të dyshimeve për shitje të të dhënave për qeverinë kineze. Akoma më shumë, në SHBA u njoftua javën e kaluar që NSA-ja kishte përgjuar vazhdimisht kompaninë kineze (sipas dokumenteve të lëshuara nga Snowden), gjë që solli kritika nga qeveria në Kinë dhe akuza për hipokrizi nga SHBA.

Deri para disa vitesh, Huawei ishte e mirënjohur në tregun perëndimor si një kompani që prodhonte pajisje për kompani të tjera, si rasti i EE Kestrel në Mbretërinë e Bashkuar. Por zhvillimi i tregut të smartfonëve solli zhvillim edhe për Huawei-n. Vitin e kaluar dhe deri tani gjatë këtij viti, duket se po e konkurron në mënyrë të konsiderueshme tregun me produkte si Huawei Ascend G6, MediaPad M1, etj. Samsung dhe Apple janë në vend të parë dhe të dytë për shitjet e smartfonëve të tyre dhe zhvillimi i Huawei nuk duket shumë i ngadaltë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>