Blog

Hugo Barra emërohet në krye të realitetit virtual të Facebook

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Themeluesi 32 vjeçar i Facebook ka folur gjërë e gjatë kohët e fundit rreth realitetit virtual si një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së kompanisë Hugo Barra emërohet në krye të realitetit virtual të Facebook Photo Source: Reuters

Dy ditë pas lajmëroi largimin e tij nga Xiaomi, Hugo Barra tashmë është pjesë e rrjetit social më të madh në botë Facebook dhe do të drejtojë biznesin e realitetit virtual bëri të ditur shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg.

Themeluesi 32 vjeçar i Facebook ka folur gjërë e gjatë kohët e fundit rreth realitetit virtual si një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së kompanisë. Facebook bleu Oculus në 2014 me besimin se do të jetë hiti i ardhshëm në industrinë e teknologjisë.

“Hugo ndan të njëjtat mendime me mua rreth realitetit virtual dhe të shtuar. Nëpërmjet tyre ne mund të arrijmë më shumë,” tha Zuckerberg në një postim në rrjetin social.

Të Hënen Barra njoftoi largimin nga posti i zëvendës presidentit pranë Xiaomi pas 3 vitesh e gjysëm. Largimi i tij nga kompania kineze vjen në një moment kyç për Xiaomi i cili po ndryshon strategji. Në 2016 kompania u tërhoq nga disa tregje ndërkombëtare si Singapori dhe Brazili. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>