Lajmet

Hulu bllokon aksesin përmes VPN-ve

Apr 30 2014
0 Shpërndarje
Hulu bllokon aksesin përmes VPN-ve

hulu_homepage-100263500-largeAksesi në Hulu është i ndaluar në shumë vende jashtë SHBA-së për arsye të licencimit. Po kjo nuk i ka ndalur përdoruesit përtej kontinentit të mos mundohen të gjejnë një mënyrë për ta aksesuar dhe e kanë bërë përmes VPN-ve amerikane, dhe kjo nuk i ka shpëtuar Hulu-së.

Siç raportohet nga TorrentFreak, mesa duket Hulu është duke bllokuar përdoruesit e VPN-ve për të mos aksesuar uebfaqen. Megjithëse Hulu nuk po bllokon VPN-të në mënyrë direkete, kjo nuk do të thotë se Hulu nuk shikon nëse ju jeni një përdorues VPN duke bllokuar të gjitha IP adresat që kanë përdorur shërbimet VPN për të aksesuar Hulu-në.

Një bllokim në shkallë VPN-je nuk prek vetëm përdoruesit ndërkombëtar, por do të thotë se edhe përdoruesit brenda Shteteve të Bashkuara që përdorin një shërbim VPN për të shfletuar në internet do të bllokohen gjithashtu. Por siç thekson Engadget, përdoruesit e VPN-ve të vogla dhe VPN-ve të dedikuara mundet që akoma të aksesojnë shërbimet që ofron Hulu pa asnjë problem, që i bie që kjo të jetë më shumë një bllokim i lehtë dhe i shpejtë i përdoruesve.

Akoma, duket e frikshme për shumë përdorues, shumica e të cilëve nuk janë të qartë në lidhje me licencimin dhe ligjet për të drejtat e autorit duke ju bllokuar aksesin. Nuk është faji vetëm i Hulu-së ngaqë ofruesit e përmbajtjes luajnë një rol kyç në të tilla çështje, por bllokimi i përdoruesve nuk do të bëjë shumë punë në ndaljen e piraterisë, duke i drejtuar përdoruesit drejt torrenteve dhe mënyrave të tjera ilegale për ta aksesuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

VPN
Lajmet e fundit>