Analiza

Hulumtim: Facebook është bërë pak mërzitës

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Hulumtim: Facebook është bërë pak mërzitës

facebookQendra hulumtuese amerikane Pew ka kryer një hulumtim i cili tregoi disa rezultate të mahnitshme: pothuajse dy të tretat e përdoruesve të Facebook-ut për disa javë i janë shmangur shkuarjes në këtë rrjet social.

Ky hulumtim tregoi se 67% e përdoruesve online amerikan e përdorin Facebook-un, ndërsa 61% prej tyre thanë se në mënyrë vullnetare për disa javë nuk e kanë përdorur këtë shërbim.

20 % e përdoruesve kanë thënë se dikur e kishin përdorur këtë faqe por nuk e bëjnë më, ndërsa vetëm 8% nga ata thanë se do të hapin llogari të Facebook-ut në të ardhmen.

Prej atyre 61% të cilët vullnetarisht ndërprenë hyrjen në Facebook, 21% e tyre thanë se ishin të zënë dhe nuk kishin kohë për Facebook, 10% prej tyre thanë se në përgjithësi faqja nuk ishte interesante për ta, 10% prej tyre thanë se përmbajtja e faqes nuk ishte interesante për ta, 9% prej tyre thanë se nuk iu pelqejne thashethemet dhe drama e tepruar që shkaktohet nga ky rrjet, ndërsa 8% sepse kanë kaluar shumë kohë në Facebook. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>