Vëzhgim

Hulumto me mençuri para se të blesh

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Hulumto me mençuri para se të blesh

Duke pasur parasysh shpejtësinë e shpalosjeve të produkteve më të shpejta/më të lira dhe më të mira, dituria për të blerë në momentin e duhur është një sfidë më vete.

Një çështje e rëndësishme për konsumatorët është aftësia për të kthyer produktet që nuk funksionojnë. Politikat e kthimit të produkteve janë të shpërndara gjithandej. Disa shitës ofrojnë javë të tëra për të kthyer një produkt të padëshiruar ose një produkt me defekt. Disa të tjerë ju ofrojnë deri në 90 ditë kohë. Shumë madje kërkojnë edhe një taksë, zakonisht 15% të vlerës, për të kthyer një send pa defekt. Cilado qofshin detajet, është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi politikave të rikthimit të produkteve të kompanive gjegjëse.

Një praktikë tjetër e mirë është familjarizimi juaj me kategorinë e produkteve. Edhe nëse produkti specifik teknologjik që dëshironi të blini nuk gjendet në raftet e dyqanit lokal, shkoni tek ai vend dhe shpenzoni pak kohë me produkte të tjera të ngjashme. Kjo do t’iu ndihmojë të fitoni një ndjenjë të veçorive që ju pëlqejnë apo jo, duke pasur si rezultat një vendimmarrje më të mirë nëse dëshironi të blini online.

Para se të blini një produkt teknologjik, lexoni rishikimet prej përdoruesve si dhe opsionet e rishikimit. Amazon bën një punë të mirë në prezantimin e rishikimeve të konsumatorëve: “Rishikimi më i dobishëm dhe më i favorizuar” është i shfaqur menjëherë pranë “Rishikimit më të dobishëm kritik”. Disa përdorues nuk janë të kënaqur me asgjë dhe disa të tjerë kanë një interes të qëndrueshëm për të ofruar një rishikim pozitiv (ose negativ). Pavarësisht kësaj, ju do të gjeni mjaft rishikime të sakta.

Lajmet e fundit>