Vëzhgim

Hulumtuesit e IBM paralajmërojnë celularë me hologram

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Hulumtuesit e IBM paralajmërojnë celularë me hologram

“Ne po shohim teknologjine 3D të migrojë drejt celularëve, e cila të lejon të transmetosh informacion jashtë nga pajisja e celularit dhe të krijosh një hologram 3D të  projektuar në një sipërfaqe me përmasa reale” tha Paul Bloom, CTO i IBM për kërkimet e telekomunikacionit në një intervistë.

IBM i është futur punës tashmë për të krijuar konceptin e një celulari me hologram në laboratorët e tyre dhe Bloom parashikoi që prototipi mund të jetë gati brenda pesë viteve. Kamerat që përdoren për hologramin duhet akoma të zvogëlohen më shumë dhe softueri duhet të shkruhet në mënyrë të tillë që të marrë inpute nga keto kamera.

Celulari me hologram është një teknologi e renditur në vendin e pestë në listën vjetore “IBM Next Five in Five”, që tregon pesë inovacionet që kompania parashikon se do të ndryshojnë jetën e njerëzve në pesë vitet në vazhdim.
Inovacionet e tjera janë bateritë me litium që përdorin ajrin për ti dhënë energji pajisjes ku janë vendosur;  kompjutera që ndihmojnë ndarjen e burimeve të energjisë në të gjithë qytetin; GPS të personalizuar që marin inpute nga pajisje te tjera dhe celularë që përdorin sensor për të treguar  ngjarje sizmike apo fenomene të tjerë të lidhur me Tokën.

Bloom u shpreh se IBM është në fazat fillestare të projekteve dhe se ata kanë një rekord të mjaft të mirë për përmbushjen e tyre. Shumica e inovacioneve në listën e IBM janë të përqëndruara në celularë apo pajisje të tjera lëvizëse. Duke parë se sa shumë teknologjia 3D është mirpritur nga fushat e videolojrave , filmave etj. Bloom pret që njerëzit të duan hologram në celularët e tyre, prandaj dhe kërkesa për këtë teknologji do të jetë e madhe.

Lajmet e fundit>