Lajmet

Hulumtuesit e Universitetit të Stanford zhvillojnë baterinë “zjarrëfikëse”

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Hulumtuesit kanë dizenjuar një bateri litumi e cila përmban material për fikjen e zjarrit i cili lëshohet sapo bateri mbi nxehet. Hulumtuesit e Universitetit të Stanford zhvillojnë baterinë “zjarrëfikëse” Photo Source: Getty Images

Trifenili i fosfatit qëndron brenda një zhgualli në lëngun e elektrolitit. Ky zhguall do të shkrijë kur temperatura arrin 150 gradë celsius duke lëshuar edhe materialin kimik që bart në brendësi.

Në testimet e para të kryer zjarri i baterive fikej në vetëm 0.4 sekonda. Vitin e kaluar shpërthimet në flakë të baterive prej litiumi u bënë një trend në mesin e shumë prodhuesve.

Ky zbulim u bë nga ekipi i hulumtuesve pranë Universitetit të Stanford. Në të kaluarën ka patur përpjekje për implementimin e një metodologjie të ngjashme përmes vendosjes së materialeve kimike në brendësi të baterive.

Megjithatë perpjekjet kishin qenë pa rezultat sepse trifenili i fosfatit ulte performancën e baterisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>