Lajmet

Hulumtuesit fusin aplikacione keqdashëse në Android

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Hulumtuesit fusin aplikacione keqdashëse në Android

Hulumtuesit e sigurisë për celularë, thonë se kanë identifikuar të meta në sistemin e Google për t’i mbajtur larg Google Play infektimet e mundshme.

Dyshja për siguri, Jon Oberheide dhe Charlie Miller, thotë që kanë shfrytëzuar dobësitë në shërbimin Bouncer të Google për të futur aplikacione keqdashëse në tregun e Android. Oberheide demonstroi në një video prezantim se si ai arriti të futë një aplikacion të rremë dhe e përdori një “guaskë” nga largësia për të fituar qasje kur Bouncer provoi që ta analizonte aplikacionin. Kjo mundësoi që të “shikohet veçoria interesante e ambientit Bouncer, si version i bërthamës që përdor, përmbajtja e sistemeve të skedarëve, ose informacionet rreth disave nga pajisjet e postuara nga Bouncer,” – tha ai.

“Kjo është vetëm një teknikë për të prekur ambjentin Bouncer, duke mundësuar një aplikacion keqdashës që të paraqitet dashamirës kur të funksionojë brenda Bouncer dhe të vazhdojë të kryejë veprimtari dashakeqe kur punon në një pajisje të vërtetë të përdoruesit,” – tha Oberheide në video. Kjo video u lëshua sot së bashku me prezantimin e planifikuar për në konferencën SummerCon, e cila do mbahet gjatë kësaj jave. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>