Lajmet

Hulumtuesit gjejnë një mënyrë për të anashkaluar USB Restricted Mode në iOS 11.4.1

Jul 11 2018
0 Shpërndarje
Porta nuk mund të përdoret për gjë tjetër vetëm se për karikim derisa të rivendoset fjalëkalimi i duhur. Hulumtuesit gjejnë një mënyrë për të anashkaluar USB Restricted Mode në iOS 11.4.1

Kur ka kaluar vetëm një ditë që kur Apple zyrtarisht përditësoi iOS me një funksion i cili parandalonte përdorimin e portës USB për dëshifrimin e fjalëkalimeve, hulumtuesit e ElcomSoft kanë detajuar një metodë të thjeshtë e cila anashkalon masën e re të sigurisë.

Kjo metodë është e aplikueshme përmes konektorit Lightining por pritet të funksionojë edhe me aksesorët e tjerë.

Me iOS 11.4.1 Apple shtoi USB Restricted Mode. Ky funksion është dizajnuar për të kyçur portën e një iPhone apo iPad pas një orë mungese aktiviteti.

Porta nuk mund të përdoret për gjë tjetër vetëm se për karikim derisa të rivendoset fjalëkalimi i duhur.

ElcomSoft thotë se USB Restricted Mode funksionon ashtu siç pritej edhe nëse pajisja rindizet apo softueri rikthehet në gjendje fillestare.

Megjithatë firma thotë se nëse pajisja lidhet me një aksesor tjetër lightning, limiti një orësh resetohet.

Diçka e tillë nuk është e mundur me çdo aksesor tjetër lightning siç është adapteri 3.5 mm 9 dollarësh i Apple.

ElcomSoft thotë se Apple mund të përditësojë versionet e ardhshëm të iOS për të mbajtur mend cilat pajisje apo aksesorë kanë qenë të lidhur me iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>