Harduer

Hulumtuesit krijojnë LED-ët që janë prej vetëm tre atomesh të trashë

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Hulumtuesit krijojnë LED-ët që janë prej vetëm tre atomesh të trashë

ledforaps2.0_standard_800.0LED-ët tashmë janë mjaft të vegjël, por ata sapo janë bërë edhe më të vegjël. Hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë ndërtuar atë që ata e quajnë që janë “LED-ët më të vogël të mundshëm” – drita shumë të vogla që janë të trasha prej vetëm tre atomeve.

“LED-ët kaq të hollë dhe të mundshëm për lakim janë të rëndësishëm për pajisjet elektronike të integruara dhe portative në të ardhmen,” thotë në një deklaratë, bashkautori i punimit që ishte publikuar gjatë fundjavës në Nature Nanotechnology. Me trashësinë prej tre atomeve, LED-ët e tillë është thënë që janë 10-20 herë më të hollë se LED-ët e zakonshëm, duke hapur një numër të përdorimeve të mundshme për to.

Siç thotë Xu, këta LED super të hollë mund të lakohen, duke mundësuar zbatimin tek pajisjet që mund të vishen ose që janë fleksibile. Por është e mundur që këto drita do të mund të përdoreshin më tepër se sa LED-ët tradicionalë: pasi që LED-ët e tillë janë shumë të hollë, hulumtuesit sugjerojnë që sinjalet optike mund të zëvendësonin elektronet në lloje të caktuara të çipeve të kompjuterëve në miniaturë, duke mundësuar kështu një veprim më të freskët dhe më efikas. “Puna jonë e bën të mundshme që të bëhen pajisje shumë të integrueshme dhe me efikasitet energjetik në fusha si ndriçimi, komunikimi optik dhe laserët nano,” thotë Xu.

Në deklaratën e tij, Xu nuk thotë se pse laboratori i tij beson që LED-ët nuk mund të zvogëlohen më tej, por ata thonë që i tyri është bërë mjaft i vogël. Sidoqoftë, skuadra e hulumtimit është ende duke shpresuar që ta zhvillojë një rrugë më efikase të krijimit të LED-ëve të vet të hollë në të ardhmen.

“Ky është një hap i madh i miniaturizimit të teknologjisë,” thotë bashkautori në këtë punim, Jason Ross. “Dhe për shkak se është një gjysmëpërçues, ju mund të bëni pothuajse çdo gjë me të që është e mundur me teknologjitë ekzistuese, të silicit tre-dimensional.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>