Lajmet

Hulumtuesit krijojnë viruse kompjuterike që përhapen si gripi i zakonshëm

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Hulumtuesit krijojnë viruse kompjuterike që përhapen si gripi i zakonshëm

computer-virus-coldViruset e hershme kompjuterike shpërndaheshin me një disk floppy të infektuar nga njëri kompjuter tek tjetri. Rrjetet online i bëjnë lëvizjet e infektimeve shumë më shpejt – por, deri tani, të gjitha infektimet kanë ardhur nga kompjuteri në kompjuter, ose nga serveri në kompjuter. Ato kurrë nuk janë shpërndarë nga një rrjet i shkyçur Wi-Fi tek një tjetër.

Hulumtuesit në Universitetin e Liverpool-it kanë krijuar (fatmirësisht vetëm në laborator) atë që mund të jetë sulmi i parë keqdashës i cili mund të shpërndahet sikur gripi i zakonshëm: përgjatë ajrit, në varësi të afërsisë mes viktimës së infektuar dhe një viktime që nuk është infektuar. Sulmi keqdashës, i quajtur “Chameleon”, qëndron në një rrjet dhe i merr të dhënat dhe kredencialet që kalojnë përgjatë tij. Ai mund të hidhet nga pika e qasjes tek një pikë tjetër e qasjes dhe sikur një grip, lëvizjet më shpejt përhapen në hapësirat më të populluara. Ato vende kanë më tepër pika të qasjes duke ofruar lidhje Wi-Fi për publikun jo-dyshues. Për ta vendosur këtë në perspektivë, çdoherë që ju i qaseni një rrjeti Wi-Fi, ju jeni duke u lidhur me një pikë të qasjes.

Hulumtuesit vëzhguan këtë veprim frikësues në laborator: “Kur Chameleon sulmoi një AP (pikë të qasjes), ai nuk e preku se si punoi, por ishte në gjendje të grumbullojë dhe raportojë kredencialet e të gjithë përdoruesve të tjerë Wi-Fi të cilët u lidhën në të,” tha Alan Marshalla, që është profesor i sigurisë së rrjetave në Universitetin e Liverpool-it. “Virusi më pas kërkoi AP të tjera Wi-Fi që të mund të lidheshin dhe të infektonin.”

Siç duket, virusi që rritet në laborator është aq agresiv sa që ai në mënyrë të vazhduar kërkon pjesën më të dobët të secilit rrjet. Nëse e gjen ndonjë pikë qasjeje të enkriptuar ose të mbrojtur me firewall, ai thjesht kalon tek tjetri, tek ndonjë më i dobët. Madje, pasi “Chameleon” qëndron në rrjet dhe jo në kompjuterët individualë, ai virtualisht nuk mund të gjendet nga shumica e softuerëve të sigurisë. Prodhuesi udhëheqës i programeve të sigurisë së konsumatorëve Symantec mohoi të komentojë për këtë gjë. (PCWorld Albanian)

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>