Analiza

Hulumtuesit përdorin kamerat e uebit për të identifikuar të rrahurat e parregullta të zemrës

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Hulumtuesit përdorin kamerat e uebit për të identifikuar të rrahurat e parregullta të zemrës

4323635721_fa84ef7360_bNjë studim pilot i ri është duke ndërmarrë një qasje të re për të gjetur të rrahurat e parregullta të zemrës dhe janë duke e quajtur atë “FaceTime” për diagnostikim të zemrës. Rezultatet e studimit u publikuan online gjatë ditës së premte në revistën Heart Rhythm. Dridhja artriale, që është një formë e zakonshme e ritmit jonormal të zemrës, prek më tepër se 3 milionë amerikanë. Por është vlerësuar se 30 për qind e njerëzve me këtë parregullsi nuk e hetojnë këtë gjë dhe nuk diagonostifikohen.

Studimi testoi një kamerë të re duke u bazuar në mjetin e diagnostifikimit të problemeve të zemrës dhe u krye nga hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë të Universitetit të Rochester-it dhe Xerox. Hulumtuesit programuan një kamerë uebi me një algoritëm të zhvilluar nga Xero për të skanuar fytyrat e pjesëmarrësve për ndryshimet më të vogla në ngjyrën e lëkurës. Ndryshime të caktuara në ngjyrën e lëkurës, të cilat nuk vërehen nga syri i njeriut, mund të tregojnë që një person është duke përjetuar një parregullsi në ritmin e zemrës.

Kamera e uebit është programuar për të shikuar për nivele të larta të hemoglobinës, që merr më tepër spektër të gjelbër të dritës. Kamera punon duke gjetur pasqyrimet e dritës së gjelbër teksa pulson gjaku përgjatë fytyrës. Pasi që lëkura në fytyrën tuaj është më e holla dhe enët e gjakut janë më së afërmi me sipërfaqen, në fytyrë është më së lehti të vërehen ndryshimet e ngjyrës së gjakut.

Hulumtuesit mbërthyen 11 pjesëmarrës me dridhje artriale në një elektrokardiogram, në mënyrë që të matin veprimtarinë elektrike të zemrës teksa ishin duke u kapur skanime të fytyrës brenda 15 sekondave. Hulumtuesit gjetën që ndryshimet e ngjyrave që u kapën nga kamera kishin të bënin me ritmin e zemrës që gjendet në elektrokardiogram.

Metoda e monitorimit me video, e quajtur videopletiomografia, kishte një vlerë gabimi prej 20 për qind në krahasim me një vlerë gabimi prej 17-29 për qind për matjet automatike me elektrokardiogram. Duke e ditur që ky është vetëm një studim pilot, shumë më tepër hulumtime duhet të kryhen. Hulumtuesit nga ky studim janë në proces të kryerjes së një studimi më të madh duke përdorur të njëjtën teknologji, por me një popullim më të llojllojshëm që përfshin njerëz me dhe pa dridhje artriale.

“Kjo teknologji ka potencial në identifikim dhe diagnostikim të sëmundjes së zemrës duke përdorur video monitorimin pa kontakt,” tha Jean-Philippe Couderc, që është njëri nga hulumtuesit nga Universiteti i Rochester-it në një lëshim për shtyp. “Kjo është një koncept shumë i thjeshtë, por një i tillë që do të mund t’ua mundësonte më tepër personave me dridhje të zemrës që të marrin kujdesin për të cilin ata kanë nevojë.”

Përfundimisht, shpresa mbetet që teknologjia do të mund të përmirësohet për të gjetur lloje të tjera të sëmundjeve të zemrës. Studimi ishte financuar nga Xerox dhe Qendra për Shkencat në Rritje dhe Inovative, që është një mbështetës për Teknologji të Avancuara nga shteti i Nju Jorkut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>