Lajmet

Hulumtuesit thonë se qëndrimi para ekraneve për një kohë të gjatë dëmton gjumin

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
Hulumtuesit thonë se qëndrimi para ekraneve për një kohë të gjatë dëmton gjumin

shutterstock_18.02927100718.original

Prindërit kanë kohë që e dinë këtë gjë por tanimë doktorët kanë prova konkrete; sa më shumë kohë të shpenzojne adoleshentët para ekraneve të pajisjeve teknologjike aq më pak flenë ata, sidomos nëse pajisja përdoret para kohës së gjumit. Provat janë aq të forta shprehen doktorët sa organizatat shëndetsore duhet të vendosin kufij për përdorimin e pajisjeve të tilla.

Një ekip hulumtuesish dhe doktorësh kreu një testim mbi 10.000 njerëz të moshës 16-19 vjeç në Hordaland të Norvegjisë së jugut në vitin 2012. Rezultatet ata i publikuan ditën e martë në median BMJ Open. Adoleshentët u pyetën për mënyrën se si ata flenë, sa shumë përdorin një pajisje me ekran dhe llojin e saj. Të intervistuarit u shprehën se kanë nevojë për 8-9 orë gjumë që të ndihen të relaksuar. Ndërsa ata që përdornin paisje elektronike rreth 4 orë në ditë ishin të prirur të flinin shumë më pak orë gjumë se sa intervali i zakonshëm, rreth 5 orë në 24 orë. Gjithashtu ata kanë nevojë për 60 minuta kohë para se ti zërë gjumi.

Mjekët arritën në konkluzionin se ekranet po vidhnin kohën e gjumit të adoleshentëve. Mendohet se ky efekt vjen si pasojë e ndikimit që ka drita e ekranit syrin dhe sensorët e tij. Efekte të tjera që shkaktojne orët e tejzgjatura mbi ekran janë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, tension etj. Duket se teknologjia po sjell shumë efekte negative në shëndetin e njeriut, dhe duhet të kemi parasysh që jo gjithmonë diçka është aq e mirë sa duket sepse në fund gjithcka ka anën e saj pozitive dhe atë negative. Gjithsesi adoleshentët pasi të lexojnë rezultatet e këtij studimi do ta mendojnë dy herë para se të qëndrojnë me orë të tëra përpara ekranit të smartfonit, tabletit apo kompjuterit të tyre.

(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>