Lajmet

Hulumtuesit zbulojnë fushatën e re të spiunazhit kibernetik

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Hulumtuesit zbulojnë fushatën e re të spiunazhit kibernetik

Hulumtuesit nga ndërmarrja ruse për siguri, Kaspersky Lab, dhe Laboratori i Kriptografisë dhe Sigurisë së Sistemve nga Universiteti i Budapestit për Teknologji dhe Ekonomi kanë identifikuar një fushatë që po vazhdon e spiunazhit kibernetik që ka kompromentuar 59 kompjuterë që iu përkasin organizatave qeveritare, institucioneve hulumtuese, organizatave hulumtuese dhe mbrojtëse nga 23 shtete në 10 ditët e fundit.

E quajtur si MiniDuke, fushata sulmuese përdori porositë në e-mail – një teknikë e njohur si “spear phishing”, që bartnin skedarë keqdashës të formatit PDF që manipulonin me një shfrytëzim të bërë në arnimin e fundit për Adobe Reader 9, 10 dhe 11.

Shfrytëzimi fillimisht ishte zbuluar në sulmet aktive më herët gjatë këtij muaji nga hulumtuesit nga FireEye dhe është në gjendje që të tejkalojë mbrojtjen “sandbox” në Adobe Reader 10 dhe 11. Adobe lëshoi arnime të sigurisë për dobësi të adresuara nga shfrytëzimi më 20 shkurt.

Sulmet e reja MiniDuke përdorin të njëjtin shfrytëzim të identifikuar nga FireEye, me disa ndryshime të avancuara, tha Costin Raiu, që është drejtor i skuadrës për hulumtim të përgjithshëm dhe analizë në Kaspersky Lab, gjatë të mërkurës.

Kjo do të mund të paraqiste që sulmuesit kishin qasje në veglën që përdorej për të krijuar shfrytëzimin origjinal. (PCWorld Albanian)

adobe

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>