Harduer

Hulumtuesit zbulojnë një problem kritik sigurie në Galaxy S7, miliona përdorues në rrezik

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Hulumtuesit zbulojnë një problem kritik sigurie në Galaxy S7, miliona përdorues në rrezik

Telefonët Samsung Galaxy S7 ka një problem sigurie i cili nëse identifikohet nga hakerat mund të çojë në përgjimin e miliona përdoruesve.

Telefoni i përdorur sot nga 30 milion njerëz ka një mikroçip të kompromentuar dhe kriminelët kibernetik mund ta shfrytëzojnë për të përdorur më pas problemin famëkeq Meltdown dhe hakuar përdoruesit.

Meltdown u zbulua në fillim të vitit dhe është një problem sigurie prezent vetëm tek dizajnet e Intel. Besohet se ky problem ka ekzistuar prej 20 vitesh por u mësua rreth tij nga Intel, ARM dhe AMD në 2017-ën.

Hakerat lehtësisht mund të anashkalojnë barrierën e harduerit mes aplikacioneve dhe memories së kompjuterit dhe vjedhur fjalëkalimet.

Ekspertët kanë bërë thirrje që përdoruesit e telefonëve Samsung të përditësojnë pajisjet e tyre sepse bëhet fjalë për një prej problemeve të sigurisë më të rrezikshme.

Sakaq problemi specifik i Galaxy S7 u gjend nga hulumtuesit e Universitetit Teknik të Grazit në Austri.

Samsung tashmë ka adresuar problemin. Lajmi i mirë është se problemi i sigurisë nuk është shfrytëzuar në Galaxy S7 dhe përdoruesit e telefonit nuk kanë pse të pushtohen nga paniku. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>