Lajmet

Hulumtuesit zbulojnë rrjete masive llogarish të rreme në Twitter

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Një numër kolosal llogarish të rreme janë në "gjumë" në rrjetin social Twitter ishte zbulimi i një grupi hulumtuesish. Hulumtuesit zbulojnë rrjete masive llogarish të rreme në Twitter

Hulumtuesit Britanikë thanë se disa prej këtyre llogarive janë përdorur për të mashtruar me numrin e ndjekësve, për të dërguar spam dhe për të rritur interesin ndaj një teme të caktuar.

Në Twitter, “bot” quhen llogaritë të cilat përdoren jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por aktiviteti i tyre është rezultat i një procesi të automatizuar. Disa përdorues paguajnë në mënyrë që këto “bot“-ë të ndjekin llogaritë e tyre.

Është e vështirë të përllogaritet numri i tyre,” tha Juan Echeverria, një shkencëtar kompjuterik i cili zbuloi këtë rrjet masiv. Analizat zbuluan se një pjesë e madhe e llogarive ishin të lidhura me njëra tjetër duke lënë të kuptohet në drejtim të tyre është një person apo grup i vetëm.

E çuditshme është se këto “bot“-ë nuk sillen si të tillë, por mund të kuptohet se nuk janë individë. Tashmë hulumtuesit po kërkojn publikisht që të raportoni këto botë përmes uebsajtit të tyre dhe llogarisë në Twitter.

Disa prej karakteristikave me të cilët mund ti identifikoni janë:

  • cicërimat vinë nga vende ku nuk jeton askush
  • mesazhet publikohen vetëm përmes telefonëve Windows
  • pothuajse të gjithë publikojnë cicërima rreth Star Wars

Janë identifikuar të paktën dy grupe të tilla me 350,000 deri në 500,000 llogari. Rreziku prej tyre është real dhe i frikshëm në të njëjtën kohë. Por mbetet e vështirë zbulimi i autorëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>