Biznes

Humbet Mac, Windows fiton betejën e tregut

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Humbet Mac, Windows fiton betejën e tregut

altShtrirja në treg e Windows po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Me kalimin e përdoruesve të XPWindows 7, interesimi për Windows është shtuar akoma më shumë.

Ndërsa Mac OS X i Apple ka humbur terren gjatë muajit Shkurt, pasi shtirja online ka rënë prej më shumë se një viti e gjysmë.

Gjatë shkurtit, 88.4 përqind e përdoruesve iu qasën prej Windows ueb faqeve të monitoruara nga Net Applications Inc. duke regjistruar një rritje prej 0.22 të pikëve të përqindjes gjatë muajit Janar.

Kjo rritje ishte më e madhja për sistemin operativ të Microsoft që nga  qershori 2007 kur kishte 0.40 pikë të përqindjes.
Derisa Windows zgjeroi shtrirjen në treg, Mac OS X dështoi për herë të parë që nga gushti i 2008-s, duke humbur 0.32 pikë të përqindjes, për ta përmbyllur kështu muajin me vetëm 9.6 përqind shtrirje.

Sipas Net Applications Inc, kjo ishte humbja më e madhe mujore që nga qershori i vitit 2007, kur Apple kishte pësuar rënie prej 0.45 pikë të përqindjes. Të dhënat e Net Applications për tregun e sistemeve operative mund t’i gjeni në ueb faqen e kësaj kompanie. 

 

Lajmet e fundit>