Biznes

Humbet Safari, Firefox fiton tregun e shfletuesve

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Humbet Safari, Firefox fiton tregun e shfletuesve

altMuajin e kaluar, Internet Explorer (IE) vazhdoi të pësojë humbje në shtrirjen e shfletuesit në treg, ndërsa një humbës akoma më i madh gjatë shkurtit ishte shfletuesi i Apple, Safari.

Shfletuesi i Microsoft, IE pësoi humbje në shtrirjen në treg  duke e mbyllur shkurtin me vetëm  67.5 përqind shtrirje. Ky është një tjetër rekord i ulët për Internet Explorer që kur Net Aplications Inc filloi të mbajë të dhëna për shfletuesit më 2005.

Ndërkohë që shfletuesi tjetër Safari kaloi edhe më keq. Shfletuesi i kompanisë Apple që gjatë tre muajve të parë kishte pasur shtrirje të mirë, pësoi rënie prej 0.3 përqind krahasuar me muajin e kaluar.

“Kjo është mjaft befasuese, ngase pamë që Safari po fitonte shtrirje të mirë në treg” – tha Vince Vizzaccaro, nën kryetar i Net Aplications.

Madje kompaninë nuk e ndihmoi dot as lançimi i shfletuesit më të ri Safari 4 beta që për momentin është shfletuesi më i shpejtë në botë. Me rënien e Internet Explorer dhe Safari, shfletuesi i Mozilla, Firefox nuk e pati të vështirë ta fitojë shtrirjen në treg.

Firefox pati shtrirje më të mirë në treg se dy shfletuesit e tjerë për pesë muaj me radhë. Ndërkohë, përdoruesit e Firefox po ashtu kanë vazhduar që prej versionit 2.0 të kalojnë në atë 3.0.

 

Lajmet e fundit>