Softuer

Huwaei e Panasonic mund t’i bashkohen platformës MeeGo

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Huwaei e Panasonic mund t’i bashkohen platformës MeeGo

panasonic-huaweiHuwaei dhe Panasonic, thuhet se do të bëhen gati për t’iu bashkuar pjesës tjetër të grupit, ku përfshihen Intel, Nokia, LG, ZTE dhe China Mobile.

Afera e Nokia me Windows Phone 7 ishte një goditje e rëndë për ambiciet e larta të MeeGo për tu futur në tregun mobil, edhe pse Nokia sërish do të sjellë në treg një pajisje të fuqizuar nga kjo platformë. Lajmi se Huwaei dhe Panasonic do t’i bashkohen asaj ishte paraqitur së pari në Twitter nga një anëtar i Fondacionit Linux, që më pas thuhet se është konfirmuar edhe nga të tjerë prej këtij fondacioni dhe prej Intel.

Megjithatë duhet pritur derisa të shohim konfirmimet zyrtare, e kur kjo do të ndodhë atëherë MeeGo padyshim që do të ketë një qëndrim më të fuqishëm, për shkak se Huawei është një prodhues i madh i celularëve dhe Panasonic është gjithashtu mjaft i popullarizuar në disa tregje, si në Japoni. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>