Harduer

Hyn në fuqi ndalimi i pajisjeve elektronike për udhëtimet drejt SHBA-së dhe Britanisë

Mar 25 2017
0 Shpërndarje
Disa prej vendeve të prekura i përkasin Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut ku kësaj liste nuk i mungon as Turqia. Hyn në fuqi ndalimi i pajisjeve elektronike për udhëtimet drejt SHBA-së dhe Britanisë

Ka hyrë në fuqi ndalimi i laptopëve dhe tabletëve për fluturime nga disa vende me shumicë myslimane në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Disa prej vendeve të prekura i përkasin Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut ku kësaj liste nuk i mungon as Turqia.

Zyrtarët thanë javën e kaluar se pajisjes me ekran më të madh se një telefon inteligjent nuk do të lejohen në kabinën e pasagjerëve me arsyetimin se mund të përmbajnë eksplozivë.

Ndalimi Amerikan përfshin 8 shtete ndërsa ai Britanik 6-të. Gjithsej janë prekur nëntë kompani ajrore nga tetë vende: Turqi, Marok, Jordani, Egjipt, Emiratet e Bashkuara, Katar, Arabi Saudite dhe Kuvajt.

Çdo ditë mbi 50 fluturime kryhen drejt SHBA-ve dhe Britanisë nga këto vende. Ndërkaq ndalimi Britanik përfshin Egjiptin, Turqinë, Jordaninë, Arabinë Saudite, Tunizinë dhe Libanin.

Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër duke kërkuar heqjen e kësaj mase sa më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>