Harduer

Hyundai planifikon që smartfonët të zëvendësojnë çelësat e veturës

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
Hyundai planifikon që smartfonët të zëvendësojnë çelësat e veturës

HyundaiNdërmarrja e Koresë Jugore për motorë Hyundai parashikon që deri në vitin 2015 shoferët e automjeteve do të jenë në gjendje që të hapin dyert e veturës së tyre dhe të fillojnë ngasjen e makinës me një goditje të smartfonit mbi një etiketë të caktuar të vendosur për komunikim në afërsi.

Por, kjo nuk është e tëra që smartfoni juaj mund të bëjë. Sistemet e lidhura të veturave do të jenë në gjendje që të gjejnë automatikisht telefonin tuaj për të paraqitur audion, kontaktet telefonike dhe parapëlqimet për radio stacionet mjaft lehtë.

Opsionet për ulëse dhe pasqyrë automatikisht do të ndryshojnë varësisht se kush është në timonin e manovrimit.

Sipas Hyundai, pjesa më e mira është që bateria juaj do të mbushet pa kabllo derisa të jetë duke qëndruar në konsolën në qendër.

Hyundai së fundi demonstroi konceptin e lidhshmërisë në qendrën e vet evropiane në Frankfurt të Gjermanisë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>