Harduer

Hyundai vendos makinat elektrike premium në qendër të vëmendjes

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Mediat lokale gjithashtu kanë raportuar se Toyota ka filluar punën në makina elektrike që ngarkohen me shpejtësi. Hyundai vendos makinat elektrike premium në qendër të vëmendjes

Hyundai tha ditën e Enjte se do të vendosë makinat elektrike në qendër të strategjisë së saj të produkteve ndërsa përpiqet të kapë Teslan dhe makinat e saj elektrike me distancë të lartë.

Ashtu si Toyota, Hyundai fillimisht gjithashtu ka investuar një teknologji karburantesh e cila do të kontribonte në një të ardhme me makinat më miqësore ndaj mjedisit.

Por ndërsa makinat elektrike po fitojnë mbështetjen e qeverive të shumët vendeve, dy kompanitë kanë ndryshuar fokusin drejt makinave me bateri.

Mediat lokale gjithashtu kanë raportuar se Toyota ka filluar punën në makina elektrike që ngarkohen me shpejtësi.

Sa i përket prodhuesit Koreano-Jugor, Hyundai ka planifikuar të lançojë një makinë elektrike nën markën Genesis brenda 2021 me një distancë prej 500 km për një ngarkim.

Vitin e ardhshëm do të zërë vend prezantimi i një modeli elektrik Kona me një rang prej 390 kilometrash.

Hyundai dhe filiali Kia të cilët së bashku zënë vendin e pestë në botë për nga prodhimi i makinave do të sjellin në treg 31 modele deri më 2020-ën ku tetë janë elektrike. /PCWWorld Albanian

Lajmet e fundit>