Lajmet

I bllokuar me Windows 7, asnjë Service Pack 2 për ju

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
I bllokuar me Windows 7, asnjë Service Pack 2 për ju

Windows 8 dihet që ka ardhur dhe sigurisht Microsoft-i kërkon që të gjithë të përditësojnë sistemin operativ më të ri.

Microsoft ka marrë edhe disa gjëra të shfaqura për përditësim duke vendosur disa promocione, si ofrimi i Media Center si një shkarkim falas në Windows 8 Pro deri më 31 janar 2013.

Por , nëse jeni të opinionit se Microsoft do të duhet të ndryshojë menunë Start, nga i “vdekuri” Windows 7, atëherë ka më shumë risi për ju.

Thjesht jini të vetëdijshëm se ju nuk do të shihni një Service Pack 2 me Windows 7, ai është i vetëm dhe pikë!

Kjo nuk është ndonjë gjë e keqe, pasi Windows 7 mbetet një sistem operimi i mirë, është thjesht diçka për të patur parasysh.

Sipas skuadrës teknike të Microsoft-it, nuk ka plane për shfaqjen e një Service Pack 2 (SP2) për Windows 7, një vendim që është shumë ndryshe nga seritë e kaluara të Windows.

Microsoft-i harxhoi 3 vjet për të lançuar SP2 për Windows XP, dhe tani që jemi në nëntor, kanë kaluar thjesht 3 vjet që prej lançimit të Windows 7 në publikun e gjerë.

SP1 doli në shkurt 2011. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>