Lajmet

I dyshuari i Anonymous dënohet me tre vite burg për sulm të uebfaqeve të policisë në SHBA

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
I dyshuari i Anonymous dënohet me tre vite burg për sulm të uebfaqeve të policisë në SHBA

AnonymousiSipas Associated Press, gjatë javës që kaloi, pasi u shpall fajtor për mashtrimin kompjuterik për hakim në disa uebfaqe të policisë, Anthony Borell III është dënuar më 3 vite heqje lirie dh do të vuaj dënimin në një burg federal.

Borrell, 22 vjeç, është nga Ohio, por ishte akuzuar për thyerje të uebfaqeve të agjencive të policisë në Utah, Nju Jork dhe Kaliforni dhe një uebfaqe të komunës në Misuri, në fillim të vitit 2012.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ndërhyrja shkaktoi një dëm prej njëmijë dollarësh dhe e detyroi faqen e policisë së Utas që të rrijë jashtë funksionit për pothuajse tre muaj.

Siç duket, pas sulmit, Borell ka bërë disa komente në Twitter dhe uebfaqe të tjera, që i ndihmoi zyrtarët për zbatim të ligjit në hetimin e tyre.

Borell thuhet që është anëtar i grupit të madh të hakerëve Anonymous, që ka marrë përgjegjësinë për shumë sulme online duke përfshirë Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Bankën e Amerikës dhe më tepër.

Siç duket, sulmet kundër uebfaqes së Utas ishin për të protestuar ligjin e propozuar kundër piraterisë. Sipas Associated Press, përveç dërgimit në burg, Borell u pajtua që po ashtu të paguajë gjobën 227,000 dollarë për dëmet e shkaktuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>