Vëzhgim

I ndëprehet interneti dhe telefoni

Sep 5 2011
0 Shpërndarje
I ndëprehet interneti dhe telefoni

Vijay Patel nga Premier News, në High Street, tha: “Tërë zona është pa telefon ose internet.

“Të gjitha bizneset janë duke vuajtur. Dhe BT nuk mund ta rikthejë atë deri të martën e ardhshme.

“Secili është i paralizuar pa telefon. Është një kaos absolut.”

Kriminelët sulmuan tre metra kabllo bakri nëntokësore të broadbendit britanik BT në Watlington Road në mes të Chalgrove dhe Stadhampton.

Clare Hulber, 31 vjeçare, nga Brookside Estate, tha: “Askush nuk duket të dijë se çfarë ka ndodhur dhe kur do të kthehet. Është një ankth.”

Bakri në Britani mund të kushtojë 6 funta për një kilogram.

Zëdhënësi i BT, Paul Hayward, nuk mund të thoshte se kur do të kthehen shërbimet e ndalura në fshat. Ai tha: “Inxhinierët kanë qenë në vend dhe janë duke punuar aq shpejt sa të jetë e munudur për të pastruar hapësirën e tubit dhe për t’u përgatitur për të sjellur kabllon zëvendësuese dhe për të rilidhur linjat në një kabëll të re.

“Ne kemi pasur rreth 170 faje të raportuara, por ne presim që ky numër të rritet.

“Është shumë herët për të cekur kohën e riparimit. Ne do ta dimë atë sapo të kemi arritur një vlerësim të plotë të shkaktarit për të parë nëse kërkohen gërmimet e mëtutjeshme për të pastuar bllokadat në vazhdën e kabllos.

“Ne do t’iu kërkojmë banorëve lokalë që të jenë vigjilentë dhe menjëherë të raportojnë ndonjë sjellje të dyshimtë në kabinetet ose kapanxhet e mbuluara përreth rrugës.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>