Lajmet

I riu iPhone 3G S; 199 dollarë për 16GB dhe 299 dollarë për 32 GB

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
I riu iPhone 3G S; 199 dollarë për 16GB dhe 299 dollarë për 32 GB

Ashtu siç është pritur edhe ndodhi. Apple sot shpalosi versionin e tyre të ri iPhone në panairin e WWDC, i cili tani është etiketuar me merin iPhone 3G S – ku s-ja qëndron për shpejtësi (speed).

Megjithëse duket pothuajse tërësisht i njejtë me versionin 3G, ky është shumë, shumë më i shpejtë – disa detyra kryhen deri në katër herë më shpejtë.
Shpejtësitë e transferimit të të dhënave janë ngritur në 7.2 Mbps HSDPA, dhe kamera tani më në fund është një njësi me 3 megapiksel dhe ka autofokus dhe auto balancim të bardhësisë – dhe siç është supozuar tani veçoria e re mundëson incizim të videove në format VGA me 30 fps.

Ju gjithashtu do të keni të integruar një kompas tërësisht funksional, përkrahje Nike+ dhe një bateri të re që ofron deri në 5 orë biseda 3G dhe 9 orë përdorim interneti Wi-Fi. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa befasi – mbajtja e shtypur e butonit kryesor tani mundëson një ndërfaqe për kontrollim përmes zërit gjë që është mjaft e mirë për të kontrolluar çdo gjë, prej telefonatave e deri tek përdorimi i iTunes. Çmimet janë: 199 dollarë për versionin 16GB dhe 299 dollarë për versionin 32 GB, ndërsa në shitje do të paraqitet me 18 qeshor në SHBA, kurse gjatë muajit gusht në më shumë se 80 vende të ndryshme të botës.
 

Ashtu siç ju kemi njoftuar edhe më herët, dyshimet tona u konfirmuan se iPhone 8GB 3G do të shitet menjëherë me një çmim prej 99$. (Te gjitha çmimet e permendura jane me nje kontrat 2 vjeçare me operatorin AT&T)
 

 

 

Lajmet e fundit>