Lajmet

I riu Palm pre do të jetë i pajisur me një mbushës pa tela

May 12 2009
0 Shpërndarje
I riu Palm pre do të jetë i pajisur me një mbushës pa tela

Palm, një revolucionar në tregun e smartphone, pritet që të lansojë modelin e tyre të shumëpritur Palm Pre, me 7 qershor të këtij viti. Tani lajmi më i fundit që buron nga një punëtorë i Best Buy, thekson se kompania gjithashtu do të jetë e para që do të ofrojë mbushje pa tele për produktin e saj, përmes një porti mbushës wireless.

Mbushja pa tela nuk është diçka e re, ka qenë e pranishme tek brushat elektrike të dhëmbëve, makniat e rrojes dhe në gjësende tjera që mbushen përmes induksionit magnetik. Kjo ndodhë kur një rrjedhë e ndryshueshme në një spirale përbrenda një stacioni mbushës, krijon një fushë magnetike që dërgon voltazh ë spiralen e pajisjes, duke dërguar këshu energji në bateri. Ky proces ende është duke befasuar për të mirë përdoruesit për ti mbushur pajisjet në lëvizje, por ka munges të efikastietit të mbushësit me tela.

Mbushësi i ri pa tela do të funksionojë vetëm me Pre. Çmimi i tij do të jetë 69.99 dollarë. Ky mbushës “Touchstone” mban pajisjen në vend duke shfrytëzuar magentët. Kur celulari është në mbushës, do të ndalet mundësia për t’iu përgjigjur telefonatave në altoparlantin e celularit, deri në momentin kur celulari largohet nga porti, moment kur edhe kthehet në gjendje normale të operimit.
 

 

Lajmet e fundit>