IBM blen ofruesin e infrastrukturës kompjuterike cloud SoftLayer

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
IBM blen ofruesin e infrastrukturës kompjuterike cloud SoftLayer

IBM bleu dje ofruesin e infrastrukturës kompjuterike cloud SoftLayer Technologies si përpjekje për të konkurruar më mirë me Amazon.

Kushtet e përfshira në marrëveshje nuk janë bërë të ditura, por Wall Street Journal raportoi që sipas një personi që është i “familjarizuar me çështjen”, është vlerësuar të jetë 2 miliardë dollarë.

“Blerja do t’ia mundësojë SoftLayer që të qëndrojë si një ndërmarrje brenda njësisë së Shërbimeve Globale të IBM-it dhe të shërbejë si një shtytës për shërbimet e tjera cloud. Duke bashkuar shërbimet publike cloud të SoftLayer me portofolin e SmartCloud të IBM, prodhuesi kompjuterik synon që ta bëjë teknologjinë cloud më të lehtë dhe më të shpejt.

“Bizneset që shtojnë mundësitë publike cloud për sistemet e tyre të IT-së, kanë nevojë për menaxhim, siguri dhe besueshmëri të nivelit të ndërmarrjes,” tha zëvendës kryetari i lartë i Shërbimeve të Teknologjisë Globale të IBM-së, në një deklaratë, Erich Clementi. “Me SoftLayer, IBM do të përshpejtojë ndërtimin e infrastrukturës tonë cloud për t’iu dhënë klientëve një zgjedhje të gjerë të ofertave cloud për të udhëhequr inovacionin në biznes.”

Me bazë në Dallas dhe e themeluar në vitin 2005, SoftLayer iu shërben 21,000 konsumatorëve nga 13 qendra të të dhënave që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Evropë dhe Azi. Derisa Amazon është favorit për ekosistemet publike cloud, IBM synon që të punojë me ndërmarrje dhe njësi të mëdha qeveritare. Me gjasë, kjo blerje nga IBM do ta ndihmojë këtë ndërmarrjeje që të ngjitet më lart.

“SoftLayer ka një ndjekje të fuqishme të ndërmarrjeve të lindura në cloud dhe lëvizja jonë sot me IBM me shpejtësi do ta zgjerojë atë gjurmë globalisht e po ashtu edhe të na mundësojë që të shkojmë thellë në tregun e madh të ndërmarrjes,” tha në një deklaratë, shefi ekzekutiv i SoftLayer, Lance Crosby.

Sipas lajmërimit të IBM-së, SoftLayer kapi vëmendjen e Big Blue sepse iu ofronte klientëve të vet një zgjedhje se ku të vendosin aplikacionet e tyre, në serverë të dedikuar ose të ndarë. Me opsionet e ofruara nga IBM dhe SoftLayer, bizneset mund të mbrojnë privatësinë e tyre, sigurinë e të dhënave dhe mbi të gjitha funksionimin e kompjuterëve për të përkuar me nevojat e tyre. (PCWorld Albanian)

IBM

Lajmet e fundit>