Biznes

IBM do të investojë 100 milion dollarë në teknologjinë mobile

Jun 18 2009
0 Shpërndarje
IBM do të investojë 100 milion dollarë në teknologjinë mobile

IBM mendon se mund të përmirësojë gjendjen e komunikimeve mobile dhe është duke investuar me miliona dollarë drejt arritjes së këtij qëllimi.

Kompania në fjalë bëri të ditur se do të shpenzojë 100 milion dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në një projekt të madh hulumtues për të avancuar teknologjinë mobile edhe për konsumatorë edhe për biznese. Me një rritje të varësisë mbi celularët dhe pajisjet e portabile anembanë botës, caku i IBM ëshë që ti bëjë komunikimet mobile më efikase dhe më të lehta për përdorim.

“Pajisjet mobile gradualisht janë duke u bërë pjesë të pandashme dhe asistuese për të kaluar shumë kufinjë, gjeografik, ekonomik dhe social” tha Dr. Guruduth Banavar, udhëheqës global i fokusimit të komunikimeve mobile për IBM Research dhe drejtor i IBM Research-India. “Me depërtimin e madh, ndërfaqja më e thjeshtë për përdorues dhe avantazhi i theksuar i kostos për përdorues, e bëjnë komunikimin mobil që të mbajë të ardhmen e komunikimit dhe të shkëmbimit të informacioneve për korporata”.

Kompania planifikon të fokusojë hulumtimin e saj në tri fusha kyçe: Mobile Enterprise Enablement, Emerging Market Mobility dhe Enterprise to end-suer mobile experience.

IBM thekson se teknologjia do t’iu mundësojë njerëzve të monitorojnë energjinë në shtëpi dhe punë, të paguajnë më lehtë për blerje online, dhe të jenë më afër me rrjetet personale dhe profesionale. Çasja e informacioneve personale përmes një pajisje mobile gjithashtu do të mund t’i ndihmojë doktorët, punëtorët emergjentë dhe ofruesit e ndihmës shëndetësore, në mënyrë që të trajtohen pacientët në mënyrë efektive.

IBM Research ka të punësuar 3.000 shkencëtarë përgjatë tetë laboratorëve kryesorë anembanë botës.

 

Lajmet e fundit>