Lajmet

IBM imiton trurin e njeriut

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
IBM imiton trurin e njeriut

ibm-logoIBM ka zbuluar një çip i cili është shumë i ngjashëm me trurin e njeriut. Ky çip ka madhësinë e një pulle postare dhe është i aftë të procesojë një sasi të madhe të dhënash të ardhura nga burime të ndryshme.

Ky lajmërim erdhi një muaj pasi IBM publikoi një lajm që tregonte se IBM lëvroi një fond prej 3 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme për kërkimet rreth çipeve.

Ndryshe nga shumica e çipeve të tjerë që operojnë dhe që shqyrtojnë informacione të shkruara, kjo pajisje përgjigjet në kohë reale dhe është e aftë të procesojë me të dhëna dykuptimore tha kompania. Për sa i përket harxhimit të energjisë ai kërkon një energji të ngjashme me atë të një aparati dëgjimi.

I ndërtuar nga Samsung me një procesor 28nm dhe konsumon vetëm 70mW. Një produkt i cili ka kërkuar plot një dekadë për të përfunduar ka krijuar një urë lidhëse midis kompjuterëve dhe mendjes njerëzore.

“Pas disa vitesh bashkëpunimi me IBM-në, ne jemi tani një hap larg ndërtimit të një pajisje shumë të ngjashme me trurin tonë”, u shpreh profesori Rajit Monahar, në Cornell Tech ku dhe u ndërtua ky çhip. Çhipi përmban një milion neurone të programuara dhe me anë të një termometri mund të identifikojë disa dukuri kimike në trupin tonë dhe të dërgojë një diagnozë ose të identifikojë njerëzit që kanë nevoja shëndetësore. (PCWorld Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>