Harduer

IBM: Impulse fotonike për kompjuterët e së ardhmes

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
IBM: Impulse fotonike për kompjuterët e së ardhmes

Duke implementuar në një çip të vetëm edhe komponenet optike edhe ato elektronike, shpejtësa e transmetimit të informacionit teorikisht arrin në madhësinë terabit për sekondë.

IBM ka treguar se është e mundur futja e qarqeve optike në çipet prej silici me përdorjen e teknikave aktuale të prodhimit, duke hapur rrugën për komunikim shumë më të shpejtë dhe me kosto të ulët ndërmjet kompjuterëve.

“Nano fotoniku prej silikoni”, siç e quan IBM teknologjinë e saj, integron sinjalet elektrikë me ato dritore për të transferuar informacion me një shpejtësi që varion deri në 25Gbps mes serverëve, qendrave të të dhënave dhe superkompjuterave.

Teknologjia e re lejon për herë të parë që të integrohen në një çip të vetëm si qarqet elektrike ashtue dhe komponentët optikë, si modulatorë e sensorë drite.

IBM ka punuar mbi këtë teknologji për disa vite

IBM ka qenë në gjendje të integrojë modulatorët dhe fotodetektorët optike në një çip silikoni të vetëm me 90 nm standard, teknikë e përdorur për prodhimin e gjysmë përçuesve.

IBM ka punuar mbi këtë teknologji për disa vite, dhe risia që është paraqitur , konsiston në faktin se ajo është e mundur të zbatohet duke përdorur procese ekzistuese për realizimin e një çipi, por duke reduktuar shpenzimet.

Aktualisht, komponentët optike të përdorura për lidhjet fibër optike janë krijuar nga grumbullimi i disa komponenteve, të realizuara me teknologji mjaft të kushtueshme. Me teknikën e propozuar nga IBM, bëhet caktimi në një çip i të gjitha funksionaliteteve në një proces të vetëm prodhimi.

Në nivel teorik, këto çipe mund të arrijnë në një shpejtësi prej 1 Tbps apo edhe më tepër për sa i përket transmetimit të të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>