Analiza

IBM: Kompjuterët do të kenë të pesta shqisat njerëzore në 5 vitet e ardhshme

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
IBM: Kompjuterët do të kenë të pesta shqisat njerëzore në 5 vitet e ardhshme

IBM PCPC-të dhe smartfonët e sotëm mund të bëjnë shumë gjëra, duke filluar nga njoftimi brenda disa sekondave se si do të jetë moti nesër e deri tek blerja e kafes suaj të mëngjesit.

Por, t’iu kërkosh të dallojnë vetëm përmes nuhatjes aromën e një parfumi apo të ndjejnë materialin prej nga është i përbërë një fustan, është për momentin e pamundur.

Megjithatë, IBM parashikon se kjo gjë do të ndryshojë në 5 vitet e ardhshme. Kompjuterët e ardhshëm do të arrijnë të jenë më të ndërgjegjshëm për botën që i rrethon dhe do ta kuptojnë më mirë atë.

IBM parashikon se gjatë pesë viteve të ardhshme kompjuterëve do t’ju shtohen të pesta shqisat e njeriut: ata do të shohin, do të dëgjojnë, do të shijojnë, do të nuhasin dhe do të prekin. Shtimi i këtyre pesë shqisave është pjesë e një koncepti të rëndësishëm që njihet me emrin “ndërlidhja kompjuterike”, (cognitive computing) e cila përfshin idenë që kompjuterët të jenë të aftë ta përjetojnë botën ashtu siç do ta bëntë një njeri.

Për shembull, një kompjuter i tillë nuk do ta shihte e përshkruante një pikture thjesht si një bashkësi pikash me ngjyra, pigmente dhe nuanca; por, do të ishte në gjendje të shihte përtej këtyre elementëve të dukshëm, pra të arrinte ta kuptonte vërtet atë.

Gjithsesi, fusha e ndërlidhjes kompjuterike nuk është e njëjta me inteligjencën artificiale, që do të thotë se ekziston një ndarje e qartë mes tyre.

Kjo teknologji do të krijohet më tepër si shoqëruese e diçkaje tjetër. Ajo nuk mund të funksionojë e vetme pasi nuk është e projektuar në atë mënyrë. Ajo është krijuar për të ndihmuar njerëzit dhe ka më tepër “bandwidth” në vetvete sesa inteligjencë të mirëfilltë.

Ky është dhe ndryshimi themelor mes këtyre dy fushave. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>