Lajmet

IBM në bashkpunim me Apple sjellin aplikacionet e para në industrinë e kujdesit ndaj shëndetit

Apr 3 2015
0 Shpërndarje
IBM në bashkpunim me Apple sjellin aplikacionet e para në industrinë e kujdesit ndaj shëndetit

appleibmNjë marrëveshje bashkpunimi mes dy kompanive të mëdha sic janë IBM dhe Apple ka rezultuar në ndërtimin e disa aplikacioneve që janë të disponueshme për pajisjet që mbajnë logon e Apple. Ndër këto aplikacione bëjnë pjesë dhe aplikacionet e para të ndërtuara posacërisht për industrinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe manaxhimin e industrisë së prodhimit.

Si pasojë e një marrëveshje të nënshkruar qershorin e vitit që shkoi, dy kompanitë kanë zhvilluar së bashku aplikacione të dedikuara për korporatat dhe IBM ofron mbështetje për harduerët e kompanisë Apple. 10 aplikacionet e para që erdhën si rezultat i kësaj marrëveshje debutuan në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, ndërkohë që një grup tjetër aplikacionesh u lancua në muajin mars. Aplikacionet e lancuara së fundmi e shtojnë numrin e aplikacioneve të zhvilluara nga të dyja kompanitë në plot 22 të tilla.

hospital_rn_app_apple_ibm-100576890-largeInteresant është fakti se në grupin e fundit të aplikacioneve të lancuara bëjnë pjesë dhe 4 aplikacione të dedikuara për kujdesin ndaj shëndetit. Kryesisht ato janë ndërtuara për tu përdorur nga infermieret dhe për kujdesje në kushtet e shtëpisë. Së fundmi disa spitale kanë aplikuar një strategji të re duke zëvëndësuar smartfonin dhe pajisjet e tjera që përdoren nga infermieret për të regjistruar të dhënat e klientëve me një iPhone, brenda të cilit personeli i spitalit mund të ketë gjithcka që i nevojitet. Aplikacionet kryesisht përdorin teknologjinë iBeacon për të identifikuar pacientët dhe për të shfaqur njoftime për informacionet më të fundit që spitali gjeneron rreth shëndetit të tyre.

Aplikacioni ‘Hospital Lead App’ është i disponueshëm për tu përdorur në iPad. Ky aplikacion është i dizenjuar posacërisht për tu përdorur nga infermieret e nivelit të lartë të një departamenti. Ai ka si qëllim ti ndihmojë ato të manaxhojnë më mirë rastet e pacientëve duke kombinuar informacione nga databaza të ndryshme në një vend të vetëm. Një aplikacion tjetër është dizenjuar për ato infermiere që interesohen për shëndetin e pacientëve dhe pasi ata dalin nga spitali dhe janë me regjim shtëpiak. Aplikacioni i jep mundësinë atyre të jenë në dijeni për gjenden e pacientit dhe të dhënat e tyre mjeksore.

rapid_handover_app_apple_ibm-100576892-largePërvec fushës së mjeksisë dhe sektori i industrisë së prodhimit u pajis me aplikacionet e tij të para të dedikuara. I emërtuar ‘Rapid Handover’, ky aplikacion i jep mundësi manaxherit apo shefit të departamentit të një kompanie të shkëmbejë informacion me vartësit e tij duke filluar që nga prodhuesit e deri tek mbikqyrësit e punës, përsa i përket niveleve të prodhimit apo arritjes së qëllimeve.

IBM dhe Apple kanë sjellë në treg dhe aplikacione rreth udhëtimeve, transportit, tregtisë dhe sigurimeve. Aplikacioni i udhëtimit për iPad i ofron përdoruesve akses në blerje gjatë udhëtimit duke përdorur shërbimin Apple Pay. Aplikacioni për tregtinë mund të përdoret nga tregtarët për të pasur akses në të dhënat mbi shitjet dhe i jep atyre një pamje më të qartë përsa i përket planit të shitjeve. Dhe për ta përfunduar këtë përshkrin të aplikacioneve kryesore të ndërtuara nga IBM dhe Apple, aplikacioni i sigurimeve në iPad i lejon inspektorët e sigurimit të të shkrepin foto apo video të një sajti dhe i jep atyre akses në statistikat mbi krimet apo informacione mbi cështjet më të fundit.

CEO i Apple, Tim Cook e përshkroi marrëdhënien e Apple dhe IBM si komplemetare ose ndryshe si dy kompani plotësuese të njera tjetrës. Ndërkohë që Apple ka një informacioni sipërfaqsor për teknologjinë dhe merret më së shumti me harduer, IBM ofron një informacion më të detajuar duke qënë më shumë e fokusuar tek softuerët. Cook gjithashtu pretendon se ky partneritet pritet dhe të rivitalizojë shitjet e iPad-ëve të cilat nuk kanë rezultuar aspak të suksesshme muajt e fundit. Padyshim që Apple di gjithmonë të zgjedhë më të mirën dhe kur bëhet fjalë për partnerët e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>