Biznes

IBM në bisedime për ta blerë Sun Microsystems

Mar 22 2009
0 Shpërndarje
IBM në bisedime për ta blerë Sun Microsystems

Gjiganti botëror i teknologjisë informative IBM është në negociata me Sun Microsystem me qëllim të blerjes së kësaj kompanie që të zgjerojë pjesëmarrjen e vet në tregun e serverëve raporton Wall Street Journal.

IBM do të paguaj deri në 6.5 miliardë dollarë për Sun, ka raportuar kjo gazetë pa bërë të ditur burimet. Sun ka pasur qarkullim prej 3.2 miliardë dollarë çerekun e kaluar, me rreth 1.2 miliardë dollarë na shitjet e serverëve. Kjo e vendos Sun në vendin e katërt në tregun e serverëve, pas IBM (4.9 miliardë dollarë, apo 39 përqind të tregut), Hewlett-Packard (3.9 miliardë dollarë apo 29 përqind) dhe Dell (1.4 miliardë dollarë).

Sun gjithashtu merret edhe me biznesin e softuerëve, edhe pse kjo nuk ka ndikim të madh në qarkullimin e kompanisë. Kjo njesi ka bërë qarkullim prej 42 milion dollarësh çerekun e kaluar nga shitjet e sistemit operativ Solaris dhe softuerit për menaxhim dhe virtualizim. Kompania ka disa softuer me kod të hapur duke përfshirë bazat e të dhënave MySQL, të cilën nuk ka arritur ta komercializojnë. Nëse ndodh ky bashkim mes IBM dhe Sun do të ketë përfitime për dy kompanitë, sipas Nathaniel Martinez, drejtor i programeve tek IDC Europian System Infrastructure Solutions.

Kjo nuk është hera e parë që ka thashetheme rreth blerjes së Sun. Në të kaluarën është raportuar se Dell ose Fujitsu Siemens mund ta blinin kompaninë tha Martinez. Zyrtarë nga Sun dhe IBM në Europë nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij lajmi.
 

Lajmet e fundit>