Harduer

IBM PC feston ditëlindjen e 30’të

Aug 13 2011
0 Shpërndarje
IBM PC feston ditëlindjen e 30’të

IBM në anën tjetër, me 12 gusht 1981, ka paraqitur në treg kompjuterin e parë personal. Asokohe ishte quajtur IBM PC 5150, dhe ofrohej në treg për një çmim prej 1,565 dollarë. “Ky kompjuter është për secilin që ka dashur një sistem personal në zyre, në universitet apo në shtëi” ka thënë C.B. Rogers, zëvendës president i IBM dhe ekzekutiv i grupit. “Ne besojmë se performanca e tij, besueshmëria dhe lehtësia e shfrytëzimit, e bëjnë kompjuterin personal më të avancuar dhe më të lirë në treg”.

Me 1,565 dollarë, konsumatori në atë kohë ka vënë në pronësi të vetën një makinë me procesor Intel 8088 me shpejtësi 4.77 Mhz, me 16kB memorie, lexues të audio kasetave me shirit si dhe një monitor 12 inç monokrom. Nëse konsumatori shprehte dëshirën për të pasur 256 kb memorie, floopy-disk e ekran me ngjyra, duhej një pasuri e tërë…

Natyrisht pjesa tjetër është histori… Mark Dean, që tani është CTO i IBM për Lindjen e Mesme dhe Afrikë, në një blog post ka shpalosur se ka kaluar periudhën e PC”s dhe kompjuteri i tij primar tani është një tablet. Ai ka folur për erën e kompjuterëve mjaft gjatë, duke theksuar edhe faktin sesi IBM ka shitur divizionin e saj të kompjuterëve tek Lenovo në vitin 2005.

Por duke mos tentuar ta prishim festën e PC’s së IBM, të rikujtojmë kompjuterët tanë të parë (qoftë Comodore 64 apo diçka tjetër) dhe çfarë kapacitete kanë pasur ata… unë ende diku në shtëpi kam një Pentium 1 me 150 Mhz, kartelë grafike 2MB, HDD 1GB e Floppy-Disk e CD-ROM, që është blerë diku në vitin 1994… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>