Lajmet

IBM prezanton Watson Assistant, përgjigjen ndaj Amazon Alexa

Mar 21 2018
0 Shpërndarje
Ai argumentoi se kompanitë me informacione më të ndjeshme, si shërbimet energjetike dhe ofruesit e telekomunikacionit, kanë më shumë gjasa të përdorin Watson Assistant se një markë të konsumit si Alexa ose Siri i Apple, sepse ata do të kenë më shumë kontroll mbi informacionin e tyre dhe përvojën e konsumatorit. IBM prezanton Watson Assistant, përgjigjen ndaj Amazon Alexa

IBM shpreson të krijojë një asistent të ri zëri për botën e biznesit – dhe para se Amazon të krijojë një të tillë. Të martën,në konferencën e saj Think në Las Vegas, IBM pprezantoi Watson Assistant, një ndihmës virtual që ka qënë në  zhvillim me klientët e tij për më shumë se një vit. Watson Assistant do të funksionojë si një  tru në  prapavijë për një shumëllojshmëri ndihmësish të rinj dixhitalë të bërë nga një sërë biznesesh për shtëpinë tuaj dhe në dyqane, aeroporte, hotele dhe makina.

Për shembull, Watson Asistent është tashmë në përdorim në Aeroportin e Mynihut për të fuqizuar një robot që mund t’ju tregojë drejtimet dhe informacionin e portës. “Shikuam tregun e asistentëve dhe kuptuam se kishte diçka tjetër për ta bërë më të lehtë për kompanitë që e përdorin”, tha Bret Greenstein, zëvendëspresidenti global i IBM për produktet IoT. Amazon tashmë po bën  lëvizje në botën e biznesit. Kompania e e-commerce në nëntor njoftoi një shërbim të ri të quajtur Alexa for Business, i cili do të sjellë asistentin e saj në mjediset e vendit të punës.

Plus, Amazon bashkëpunoi me një pjesë të vogël të prodhuesve të makinave për të sjellë Alexa në automjetet e tyre dhe Wynn Las Vegas nisi planifikimet për të sjellë Alexa në secilën prej 4,748 hoteleve të saj. Greenstein i IBM tha se kompania e tij nuk kishte  prezantuar Watson Assistant si një përgjigje kundër Alexa, por për shkak se klientët e saj të biznesit ishin në kërkim të këtij asistenti.

Ai argumentoi se kompanitë me informacione më të ndjeshme, si shërbimet energjetike dhe ofruesit e telekomunikacionit, kanë më shumë gjasa të përdorin Watson Assistant se një markë të konsumit si Alexa ose Siri i Apple, sepse ata do të kenë më shumë kontroll mbi informacionin e tyre dhe përvojën e konsumatorit.

Gjithashtu, ai shtoi se këto kompani do të jenë në gjendje të emërojnë ndihmësit e tyre ashtu siç ata duan, duke i ndihmuar ata të mbajnë një marrëdhënie me klientët e tyre, në vend që ta dorëzojnë atë në një kompani tjetër si Amazon. Amazon ka krijuar tashmë një ekosistem të fortë të mbushur me pajisje të zgjuara për shtëpi dhe aftësi Alexa që do të jenë të  vështira për t’u  mposhtur.

Gjithashtu, sipas një sondazhi të RBC Capital Markets, ndërgjegjësimi i klientit për Alexa u rrit në 89% vitin e kaluar. Këndvështrimi i IBM-së në këto pika të forta është më pak se pozitiv. “Ideja që një asistent do të sundojë jetën tuaj,është disi e frikshme”, tha Greenstein. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>