Harduer

IBM pyet studentët për të përcaktuar punën e ardhshme të super kompjuterit Watson

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
IBM pyet studentët për të përcaktuar punën e ardhshme të super kompjuterit Watson

IBM-WatsonSuper kompjuteri i IBM, Watson mbasi ndihmoi profesionistët e shëndetit të përmirësonin shpejtësinë dhe cilësinë e trajtimeve të pacientëve me kancer, tani korporata e teknologjisë po kalon në një gjeneratë të re se ku do të ndihmojë në vazhdimësi Watson.

Më shumë se 100 studentë të Universitetit të Kalifornisë jugore konkuruan në kompeticionin akademik të çështjes së Watson nga IBM për të shfrytëzuar super kompjuterin në sfidat shoqërore dhe ekonomike.

Me vetëm 24 orë për të krijuar një qëllim të ri për Watson, 24 grupet prezantuan plane biznesi te një paneli me ekzekutivë të IBM, drejtues të industrisë dhe zyrtarë të shkollave.

Idea fituese e implementonte Watson në kërkimet ligjore, duke propozuar që kompjuteri të ndërtonte kërkimet për çështjet.

Përgjigja e shpejtë e Watson dhe aftësia që të analizojë lehtësisht kompleksitetet në gjuhët njerëzore mund ta lejojë atë të rendisë nëpërmjet provave dhe parashikimeve propabilitetet e suksesit.

Duke përdorur këtë super kompjuter, firmat ligjore mund të jenë të afta të ruajnë paratë dhe kohën e tyre dhe të prodhojnë rezultate të zgjuara. Idetë konkurruese e vendosën IBM superPC WatsonWatson në hapësirat e trajnimit të punonjësve, ndihmat e doktorëve me pacientët me sëmundjen e stresit post-traumatik.

Të treja këto ide përfshinin përpunim të madh të të dhënave të shumta dhe e përdornin Watson të interpretonte, pika të rëndësishme, apo informacione personale që do të çonte në një filtrim me pak kohë.

“Titan” kryeson listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë

“Këta studentë e njohin mirë Watson- dhe i dinë ndikimet që kanë në të ardhmen” tha Manoj Saxena, një menaxher gjeneral në Watson Solutions.

Rivendoset në punë kompjuteri më i vjetër i botës

“Për ne, këto janë mendjet që duhet të furnizojnë inovacionet e IBM, dhe arsyeja përse ne e bëjmë Kompeticionin Akademik të çështjes Watson.” (PCWorld Albanian)

Tags >

IBMpc
Lajmet e fundit>