Biznes

IBM shkurton vendet e punës

Jan 29 2009
0 Shpërndarje
IBM shkurton vendet e punës

Një gjë e tillë po ndodhë edhe me kompaninë e mirënjohur IBM. Një sindikatë që është duke u munduar t’i organizojë punëtorët në IBM, raporton se kompania ka shkurtuar më shumë se 2800 vende pune. Sipas Alliance IBM / CWA ueb sajtit lokal, kompania ka eliminuar 1419 pozita në sektorin e softuerëve si dhe 1449 vende të tjera në shitje dhe distribucion. Javëve të fundit, ueb faqja ka qenë e mbushur me komente dhe ankesa për përjashtimin nga puna dhe brenga për statusin e punëtorëve. Javëve të fundit, ueb faqja ka qenë e mbushur me komente dhe ankesa për përjashtimin nga puna dhe brenga për statusin e punëtorëve.

Një burim anonim thotë se 200 vende janë eliminuar edhe në sektorin e hulumtimeve. Zëdhënësi i sindikatës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për ta komentuar situatën e krijuar. “IBM filloi largimin e punëtorëve javën e kaluar” – tha zëdhënësi Doug Shelton. Ai mohoi të jepte më shumë informacione për numrin e punëtorëve të larguar dhe vendin ku ata janë stacionuar.
Gjatë vitit 2008, kompania ka shpenzuar 700 milionë dollarë, 380 milionë dollarë më shumë se gjatë vitit 2007. Kështu bën të ditur shefi i financave Mark Loughridge. Ai thotë se shkurtimet e vendeve të punës ishin të pashmangshme. Derisa sivjet kompania pret rebalancimin e shpenzimeve në shifrat e zakonshme prej 300-400 milionë dollarësh, edhe shkurtimi i vendeve mund të ndalojë gjatë muajve të parë.

Lajmet e fundit>