Blog

IBM u ndalon punonjësve të përdorin çelësa USB

May 14 2018
0 Shpërndarje
Prej kohësh përdorimi i pajisjeve të jashtme ishte i ndaluar për disa departamente të IBM, por tani do të aplikohet për stafin në mbarë botën. IBM u ndalon punonjësve të përdorin çelësa USB

Stafit të IBM i është ndaluar përdorimi i USB-ve, kartave SD dhe pajisjeve të jashtme të memories.

Frika nga humbje financiare dhe dëmtim të reputacionit çoi në implementimin e një mase të tillë.

Stafi i IBM do të transferojë të dhënat duke përdorur një rrjet të brendshëm.

Prej kohësh përdorimi i pajisjeve të jashtme ishte i ndaluar për disa departamente të IBM, por tani do të aplikohet për stafin në mbarë botën.

Ekspertët e sigurisë e vlerësuan vendimin e IBM sepse sipas tyre përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë.

Ndalimi vjen pak ditë përpara se ligjet Evropiane për mbrojtjen e të dhënave të hyjnë në fuqi.

Nëse organizata nuk përmbushin kriteret e GDPR, ata mund të përballen me gjoba marramendëse. /PCWorld Albanian

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>