Lajmet

iBUYPOWER lanson laptopin e ri M865TU

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
iBUYPOWER lanson laptopin e ri M865TU

Një ditë tjetër dhe sërish një produkt i ri nga iBUYPOWER. Por sipas tyre kësaj radhe bëhet fjalë për diçka më ndryshe. Zyrtarë të kësaj kompanie deklarojnë se M865TU është laptopi më i fuqishëm 15 inçësh i dedikuar për gejmerë, dhe duke konsideruar faktin se M17x nga Allienware nuk mund të përfshihet në këtë kategori, padyshim që duhet të pajtohemi se edhe kanë të drejtë ta pretendojnë këtë titull.
 

Përbrenda M865TU-së, ju do të gjeni proceosr Intel Core 2 Duo T9800 me 2.93 GHz, deri në 4GB RAM DD3, një kartelë grafike 1GB  Nvidia GeForce GTX 260 dhe panel punues me madhësi 15.6 inç WXGA me rezolucion 1680 x 1050 piksela. Gjithashtu në pakon e shitjes është përfshirë edhe bateria 8-cell, Hard Disku me kapacitet prej 250 GB dhe DVD writer-i dy shtresor. Duke pasur parasysh tërë këtë kapacitet punues, çmimi i paraparë prej 1060 euro nuk është kushedi sa i lartë.
 

 

Lajmet e fundit>