Lajmet

ICANN aprovon përdorimin e skripteve lokale për emra të adresave në internet

Apr 24 2010
0 Shpërndarje
ICANN aprovon përdorimin e skripteve lokale për emra të adresave në internet

Egjipti, Rusia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pranuar miratimin për të përdorur skriptet e tyre gjuhësore jo-latine në domenin e nivelit më të lartë (TLD) të emrit të adresave të internetit. Emri i nivelit më të lartë përcillet nga prefiksi pikë, si pikë-com apo pikë-org.

“Ky vendim do të thotë, se për herë të parë, ne do të shohim karaktere jo-latin, veçanërisht Arabe dhe të sllavishtes së vjetër, në tërë emrin e adresës së internetit” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Kjo do të hap dyert e internetit për folësit Arab dhe Rus, që ndoshta asnjëherë nuk kanë qenë online”.

Veprimi i bordit është pjesë e lëvizjes së ICANN për të ndërkombëtarizuar internetin duke shfrytëzuar përdorimin e karaktereve jo-latine në domen të nivelit të larët. Deri së fundi, kufizimet teknike nënkuptonin se të gjithë emrat e domenëve duhej të përmbanin shkronja nga alfabeti latin (A derinë Z). Pas disa viteve punë në ICANN, një sistem global për përdorimin e skripteve tjera është dizajnuar dhe testuar. Ajo ishte aprovuar në tetor.

“Sot shënohet një moment historik në zhvillimin e internetit” tha Tina Dam, drejtoresh e lartë e programit IDN. “Miratimi i bordit nënkupton se këto adresa do të duhej t’iu ofrohen përdoruesve në këto shtete shumë shpejt”.

Programi i emrit të ndërkombëtarizuar të domenit është duke u paraqitur faza, faza. IDN më pas do të ketë rastin për në bazë të limituar për emra individual të shteteve (të njohur si kode shtetërore të domeneve të nivelit të lartë ccTLD). Këto katër shtete tani mund të përdorin skripte jo-latine për pikë-eg (Egjipt), pikë-ru (Rusi), pikë-sa (Arabi Saudite) apo pikë-ae (Emiratet e Bashkuara Arabe). Eventualisht, IDN do të ketë rastin e pjesës TLD për të gjithë emrat e adresave të internetit.

Kjo është hera e parë që një shtet ka kompletuar një proces të plotë aplikimi nën programin e ICANN, Fast Track IDN ccTLD.

Bordi gjithashtu ka nisur hapat e duhur për të mundësuar edhe shfaqjen e karaktereve kineze në domene të nivelit të lartë si pjesë e IDN ccTLD Fast Track.

Nëse i referohemi programit IDN ccTLD Fast Track, kjo do të thotë se edhe shtete si Shqipëria (në të ardhmen edhe Kosova) do të kenë rastin që të përdorin edhe simbole tjera të gjuhës shqipe në emra të domeneve (shembull simbole si “ë” apo “ç”).

Lajmet e fundit>