Siguri

ICANN bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për sigurinë e internetit

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
ICANN bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për sigurinë e internetit

Ai ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim mes trupave ndërkombëtare të internetit, duke kërkuar përkushtim më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e internetit. “ICANN nuk mund të zgjidh në vete këto qështje. Ne duhet të punojmë me organizatat tona – të mëdha e të vogla, formale e joformale – për të tërhequr pasurinë e eskpertizës përeth nesh”.

“Misioni i ICANN është që të sigurohet një internet globla i sigurtë, stabil dhe i unifikuar. Ne duhet të jemi një katalizator aktiv për mbrojtjen e tij” u shpreh ai gjatë fjalimit hyrës në Bruksel të Belgjikës.

CEO i ICANN gjithashtu shprehu shqetësime edhe rreth sfidave për modelin bazë të qeverisjes së internetit që ICANN përfaqëson. “E ardhmja e atij modeli është sërish duke u debatuar nga trupa si Kombet e Bashkuara dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit” tha Beckstrom.

Çështjet tjera që do të adresohen në Bruksel përfshijnë edhe gTLD-të (Generic Top-Level Domains), që janë pjesa e fundit e një adrese të internetit, siç është “.com” apo “.org”, që nuk kanë ndërlidhje specifike me ndonjë shtet.

Në bazë të një programi të ri në zhvillim, numri i gTLD-ve të tanishme do të rritet nga numri i tanishëm prej 21 sosh, për të përfshirë pothuajse çdo fjalë në pothuajse të gjitha gjuhët.

Lajmet e fundit>