Lajmet

ICANN me TLD të reja, zgjidhje e mundshme edhe për Kosovën!

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
ICANN me TLD të reja, zgjidhje e mundshme edhe për Kosovën!

Plani, i aprovuar në qershor të vitit 2011 me gjasë do të sjellë në jetë një hapësirë të re të emrave të ueb faqeve përtej TLD’ve nacional (si .al apo .uk), dhe atyre të zakonshëm si .com, .net dhe .gov. 

Duke filluar nga 12 janari, ICANN do të fillojë me pranimin e aplikimeve për TLD’të e reja me një kosto regjistrimi prej 185,000 dollar. Por sipas Reuters, nuk ka afat kufizues për aprovim të aplikacioneve dhe starti do të jetë i ngadalshëm. ICANN gjithashtu ka premtuar se do të heq qafe sistemet e reja TLD që shkelin rregullat mbi markat tregtare që janë të regjistruara në të. 

Një “zgjidhje e re” për domenin e Kosovës…

Me fjalë të reja sipas planit të ri të ICANN, mund të ndodh që të krijohet zgjidhje edhe për Kosovën, së paku derisa të tejkalohet kufizimi politik (që nënkupton se për një ccTLD Kosova duhet të jetë anëtare e OKB’së). Në bazë të rregullave të reja, do të jetë e mundur të aplikohet për regjistrim të një TLD’je në formatin “.kosova” apo “.kos” apo çfarëdo tjetër dhe sigurisht më pas do të pritet vendimi i aprovimit në mënyrë që të hapen domen të ri që sinjalizojnë prejardhjen nga Kosova. 

Edhe pse gjithnjë do të ishte varianti më i mirë që shteti i Kosovës t’i rrijë gati kësaj pune, ne jemi mësuar të shohim sesi nuk ka pasur interesim as për domenin www.kosovo.com që është në shitje për 750,000 dollarë e që ka përmbajtje krejt ndryshe prej asaj që do të duhej të kishte…

Kundërshtarët e planit të ICANN

Asociacioni i Reklamuesve Nacional dhe disa organizata tjera anëtare të Koalicionit Përgjegjës për Regjistrimin e Domenëve kanë lobuar vazhdimisht kundër planit, duke thenë se kjo do të detyrojë kompanitë që të regjistrojnë domen përgjatë TLD’ve të reja për të mbrojtur markën tregtare dhe për të evituar vjedhje të emrave në internet nga presonat e ndryshëm që më pas tentojnë të shesin domenët për të bërë profit apo që shfrytëzojnë domenët për të bërë mashtrime. Dan Jaffe, zëvendës president ekzekutiv pranë ANA ka thenë se TLD’t e reja do të mund t’i kushtojnë kompanive me miliona duke i detyruar që të regjistrojnë domen për tu mbrojtur dhe monitoruar ueb faqe të reja për shkelje të markës tregtare. 

 

Lajmet e fundit>