Vëzhgim

ICANN mundëson domene të reja

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
ICANN mundëson domene të reja

Gjatë një takimi të veçantë në Singapor, Korporata e Internetit për Caktim të Emrave dhe Numrave (ICANN) ka votuar që të rritë numrin e mbarimeve të domeinëve në internet. Kjo lëvizje do t’ua mundësojë domeinëve që të mbarojnë në pothuajse çdo fjalë, duke i lejuar ndërmarrjet që të kthejnë markat e tyre në shtojca të internetit.

“ICANN ka hapur derën e sistemit të emërimit në internet për ta lëshuar imagjinatën e njeriut.” tha kryetari dhe CEO i ICANN, në një deklaratë. “Vendimi i sotshëm respekton të drejtat e grupeve për të krijuar Domeine të Nivelit të Lartë në çdo gjuhë ose shkrim. Ne shpresojmë që kjo do të lejojë sistemin e emërimeve të domeineve që t’i shërbejë më mirë tërë njerëzimit.”

Kryetari i bordit të drejtorëve të ICANN, Peter Dengate Thrush, tha që “vendimi do të shoqërojë në një epokë të re të internetit. Ne jemi duke ofruar një platformë për brezin e ardhshëm të kreativitetit dhe frymëzimit.”

ICANN tha që së shpejti do të bëhet fushata botërore për t’i edukuar njerëzit për ndryshimet dhe mundësitë që iu ofrohen. Aplikacionet për domeinet e nivelit të lartë do të pranohen nga 12 janar 2012, deri më 12 prill 2012. tha ICANN

Qindra aplikacione për këto parashtresa mund të priten, duke përfshirë .car, .love, .movie, .web etj./pcworldlabanian

Lajmet e fundit>