Vëzhgim

ICANN shpërndanë adresat e fundit IPv4

Feb 3 2011
0 Shpërndarje
ICANN shpërndanë adresat e fundit IPv4

Fundi i IPv4 është bërë i ditur në një ceremoni të organizuar gjatë ditës së sotme në Miami. Secili prej pesë regjistrave regjional (RIR) ka marr një prej pesë blloqeve finale të përreth 16 milion adresave të këtij lloji.

Fundi i furnizimit qendror ia adresave IPV4 ka sinjalizuar në këtë formë urgjencën që ndërmarrjet dhe ofruesit e shërbimeve të internetit të migrojnë në IPv6, që është versioni më i ri i këtij protokolli dhe që ka qenë i pranishëm për shfrytëzim qysh prej më shumë se një dekade dhe ka pothuajse një numër të pakufizuar të adresave. Kur nuk do të ketë më IPv4 nga RIR-ët, hostet e reja në internet nuk do të jenë në gjendje të komunikojnë me sistemin që përdorë vetëm IPv4 pa ndonjë mekanizëm të veçantë që mund të degradojë përvojën e internetit. Disa ekspertë këshillojnë adoptimin e një qasjeje “të dyfishtë” për të mbetur të lidhur me host IPv4 dhe IPv6.

“Një pishinë prej më shumë se katër miliard adresash është shterrur gjatë ditës së sotme” tha Rod Beckstrom, president dhe CEO i Korporatës së Internetit për Emra dhe Numra të Përcaktuar (ICANN), që është vëzhguese e IANA. “E ardhmja e internetit, dhe inovacioni i saj, qëndron mbi IPv6”.

Edhe pse ndërmarrjet dhe ISP-të duhet të fillojnë punën me marrëveshjet e menjëhershme për të migruar drejt IPv6, ka potencial për rrezik edhe në mënyrën e adaptimit dhe vonimit të inkuadrimit të standardit të ri. Një shqetësim kyç është se shumica e veglave të sigurisë nuk punojnë me IPv6. Dhe edhe pse disa ekspertë kërkojnë që të formohen përkthime afat-shkurtra të protokolleve me bazë në rrjet, disa të tjerë thonë se kjo do të ketë efekte negative në disa aplikacione dhe shërbime.

Furnizimi me adresa të freskëta IPv4 për Amerikën Veriore ka gjasa të qëndrojë vetëm për tre deri në nëntë muaj, ndërsa këto efekte pritet të përcillen edhe nga shtetet tjera të botës.  /pcworldalbanian

Tags >

IPv6
Lajmet e fundit>